'Komoditeti i Haradinajt'/ Opozita e çakorduar për ta rrëzuar Qeverinë

'Komoditeti i Haradinajt'/ Opozita e çakorduar për ta rrëzuar Qeverinë

22:48, 02/07/2019

Qëndrimi si të themi 'sfidues' i kryeministrit, Ramush Haradinaj karshi opozitës, se nëse ajo i bën 61 vota për të shkuar në zgjedhje, do të ishte edhe një shpëtim për vetë Haradinajn por edhe vetë opozitën, po shihet si një indikator se ky i fundit e ka krijuar një lloj komiditeti dhe rejtingu socio-politik dhe se ai në sytë e publikut ka arritur ta ruaj imazhin e një njeriu të vendosur që nuk i bën koncesione tjera Serbisë.

Të paktën kështu po vlerësojnë njohësit e çështjeve politike në vend, sociologu Fadil Maloku dhe politologu Albinot Maloku.

Ata për Syri.net Kosova kanë vlerësuar se komoditeti i Haradinajt po ndodh ngase edhe opozita aktuale nuk po tregon zotësi për ta "kërcënuar" koalicionin aktual, që sipas tyre edhe i ka "humbur rruga në oborr".

Sociologu Maloku ka vlerësuar se kryeministri aktual nuk po "mëriztet" edhe për shkakun se ka krijuar bindjen dhe komoditetin politik se hyrja në zgjedhje të reja (me kapitalin e taksës, formalizimin e FSK-së dhe veprimeve tjera qe ai i gjykon se mund të përdoren në fushatën eventuale të zgjedhjeve të reja), atij i krijon një avantazh sociopolitik.

"NĂ« kĂ«tĂ« kontekst, Maloku kĂ«tĂ« lloj komoditeti e konsideron si artificial duke e simuluar sipas tij edhe nga apatia e opozitĂ«s (LDK-sĂ« dhe VV-sĂ«), tĂ« cilave u ka “humb dera nĂ« oborr”, shkaku se nuk janĂ« nĂ« sinkron mĂ« kĂ«rkesat dhe mĂ« nevojat aktuale qĂ« i ka Kosova.

"Kryeministri duket që në sytë e publikut ka arritur ta ruaj imazhin e një njeriu të vendosur që nuk është t'i bëjë koncesione tjera Serbisë", tha Maloku.

Kurse politologu Albinot Maloku vlerëson se opozita aktuale nuk është duke treguar zotësi për të "kërcënuar" pozicionin e koalicionit aktual qeverisës.

"LDK nuk Ă«shtĂ« e gatshme pĂ«r asnjĂ« proces zgjedhor nĂ« nivel vendi! Çka Ă«shtĂ« mĂ« e keqja ajo nuk po jep shembuj tĂ« mirĂ« pĂ«rmes procesit tĂ« brendshĂ«m zgjedhor dhe veç kĂ«saj ka ngelur njĂ«ra nga garniturat qĂ« nuk po tregon pjekuri tĂ« reformimit", tha Maloku pĂ«r Syri.net Kosova.

Sipas Malokut në anën tjetër PSD nuk e di kush çka është, opozitë apo pozitë.

"Dhe parë nga përspektiva aktuale është vetëm Vetëvendosja ajo e cila po mban një konsistencë mirëpo si e vetme e në kapacitetin aktual nuk mund të bëjë ndonjë hap konkret në drejtim të rrëzimit të qeverisë", shtoi Maloku.

Duke shtuar se qeveria Haradinaj fatkeqësisht apo fatmirësisht ende mund të jetoj sipas kapacitetit aktual.

E si duket ironia që ka bërë Haradinaj me opozitën del se është pothuaj reale, ngase për mocion opozita deri tash ka arritur që t'i mbledhë vetëm 58 nënshkrime.

Sot pas mbledhjes së qeverisë, kryeministri Haradinaj, kur u pyet lidhur me qëndrimin e tij për mocionin e opozitës, tha:

"Sa i pĂ«rket mocionit nuk kam pas kohĂ« me u marr me kĂ«to temat e tyre. Duhet me i mbrojt interesat e KosovĂ«s, jo qeverinĂ«, qeveria Ă«shtĂ« e qytetarĂ«ve. Sa jam nĂ« detyre do e mbroj vendin tim, qeveritĂ« shkojnĂ« e vijnĂ« Kosova jetĂ«. Kurdo qĂ« na çojnĂ« nĂ« zgjedhje ne gati jemi. Kur t’i bĂ«jnĂ« 61 vota le tĂ« kryejnĂ« punĂ«â€, tha Haradinaj. 

E janë, tri partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Socialdemokrate, të cilat i kanë gjithsej 56 deputetë në Kuvendin e Kosovës dhe për suksesin e një mocioni të mosbesimit për Qeverinë, nevojiten edhe 5 vota. /Syri.net Kosova

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco