Haradinaj propozon ndërtimin e hekurudhës Prishtinë-Durrës

Haradinaj propozon ndërtimin e hekurudhës Prishtinë-Durrës

17:22, 02/07/2019

Në Kosovë kanë nisur ditën e sotme punimet për rehabilitimin e fazës së parë të linjës së 10-të hekurudhore Prishtinë-Hani i Elezit, 150 km e gjatë.

Ky projekt u cilësua i një rëndësi të veçantë pasi e lidh Kosovën me shtetet e rajonit.

I pranishëm në ceremoni, kryeministri Ramush Haradinaj, e quajti infrastrukturën parakusht për zhvillimin ekonomik dhe gjithashtu kërkoi ndërtimin e linjave të veçanta hekurudhore që e lidhin Kosovën me Shqipërinë dhe Malin e Zi.

“Kosova mund të mburret për infrastrukturën rrugore, por ngecim në infrastrukturën hekurudhore. Ka qenë e domosdoshëm rehabilitimi i kësaj linje. Një aspekt që na sfidon është infrastruktura energjetike dhe infrastruktura ujore. Kosovës do t’i duhej të ketë rezerva të ujit, siç ishte rasti i Gjilanit. Sot po niset rikthimi i linjës hekurudhore për në Han të Elezit. Ne kemi linje hekurudhore me Serbinë dhe Maqedoninë, por jo me Shqipërinë dhe Malin e Zi. Është me interes që të ketë një linjë Prishtinë-Durrës. Ne na mungon po ashtu dhe infrastruktura e gazit natyror”, tha kryeministri Haradinaj.

Ai paraqet një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore që realizohet me mbështetjen e Bashkës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe BE-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

naimi04/07/2019 09:27

shume me vizionar se ky artisti jone..

Shto koment

Denonco