SHBA lavdëron Kosovën që e shpalli Hezbollah, organizatë terroriste

SHBA lavdëron Kosovën që e shpalli Hezbollah, organizatë terroriste

07:46, 02/07/2019

Ndihmësi i Presidenti Trump për Çështjet e Sigurisë Kombëtare, (NSA), John Bolton ka lavdëruar dje Kosovën për vendimin e saj lidhur me organizatën Hezbollah.

Nga Ruben Avxhiu

Kjo deklaratë vjen pak kohë pas një përgëzimi të ngjashëm nga Sekretari i Shtetit Mike Pompeo. “SHBA lavdëron Kosovën për shpalljen e Hizballah si organizatë terroriste”, shkroi të hënën në darkë Bolton në rrjetin Tuitër. “Kjo vegël iraniane terrori kërcënon qendrueshmërinë e Lindjes së Mesme dhe në mbarë botën”.

Përshëndetja që vjen nga njeriu në pozicionin më të lartë të sigurisë në Shtëpinë e Bardhë është edhe më me interes se ai i kreut të diplomacisë amerikane, Pompeo. Kjo sidomos se Bolton është një rast i rrallë mes diplomatëve të lartë amerikanë që kanë folur kundër pavarësisë së Kosovës kur ajo u shpall në 2008. Në postin e ri, ai i është përshtatur politikës së jashtme amerikane por është shoqëruar gjithnjë me një hije dyshimi nga pikëvështrimi i shqiptarëve për shkak të deklaratave të mëparshme.

Disa shohin te Bolton mbështetjen më të madhe amerikane për një marrëveshje me ndryshim kufijsh mes Kosovës dhe Serbisë. Bolton është shprehur në favor të një marrëveshjeve mes këtyre dy vendeve, po nuk ka ndonjë provë bindëse që të jetë ai ideatori apo arsyeja se pse SHBA ka nxitur bisedimet në këtë drejtim.

Bolton njihet si mbështetës i politikës së jashtme agresive amerikane sidomos kundër Iranit. Ai ka udhëtuar në Tiranë për të vizituar militantët e grupit disident iranian MEK dhe familjet e tyre që kanë marrë strehim aty.

Shumë vëzhgues mbajnë Boltonin përgjegjës që Presidenti Trump ka ashpërsuar retorikën ndaj Iranit duke bërë që të ndizen spekullimet për një luftë të re.
“Bota është duke e kuptuar financimin nga Irani të terrorit dhe duke treguar me emër përfituesin e tij kryesor: Hizballahun”, e mbylli ai postimin e tij në Tuittër për Kosovën./Gazeta Illyria

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco