Vdes në Kosovë, ushtari gjerman i KFOR-it

Vdes në Kosovë, ushtari gjerman i KFOR-it

07:36, 02/07/2019

Një ushtar gjerman i KFOR-it në Kosovë ka vdekur gjatë ditës së djeshme. Rrethanat e vdekjes së tij janë ende të panjohura, ndërkohë që Koha.net është në pritje të sqarimit nga KFOR-i në Kosovë.

Ngushëllime për vdekjen e tij ka shprehur edhe zëvendësministri i Ministrisë së Mbrojtjes, Burim Ramadani i cili njëkohësit ka dhënë lajmin për vdekjen e ushtarit gjerman.

Ai përmes një postimi në Facebook ka ngushëlluar familjen e ushtarit gjerman si dhe sekretarin parlamentar të shtetit pranë ministres së Mbrojtjes së Gjermanisë, Thomas Silberhorn.

“Ngushëllimet e mia më të thella për familjen e ushtarit gjerman të KFOR-it, miqtë dhe bashkëpunëtorët. Ngushëllimet e mia të sinqerta për German Embassy Pristina dhe Thomas Silberhorn në këtë ditë fatkeqe”, ka thënë ai.

Ai ka shprehur mirënjohjen për trupat gjermane që shërbejnë në Kosovë. “Në emër të Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës, përcjelli mirënjohjen tonë për trupat gjermane që shërbejnë në Kosovë, në mirëmbajtje të sigurisë”, ka shkruar ndër të tjera Ramadani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco