KFOR-i verifikon lëndët kimike në Kosovë

KFOR-i verifikon lëndët kimike në Kosovë

07:53, 27/06/2019

Zyra për media e KFOR-it ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme specialistët e KFOR-it në Gjakovë kanë verifikuar kushtet e rrezikshme të materialit kimik që do të zhvendoset në një depo të re më të sigurt, larg zonës së banimit.

Sipas KFOR-it, kjo veprimtari është bërë për përmirësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës, njofton Gazeta Express.

“Kjo lloj veprimtarie kryhet rregullisht nga institucionet në Kosovë në mënyrë që të përmirësohen kushtet e ruajtjes së materialit toksik dhe t’u ofrojë të gjithë qytetarëve një mjedis më të shëndetshëm dhe më të sigurt. Përmirësime të ngjashme të objekteve të ruajtjes së këtyre materialeve janë kryer kohët e fundit në vende të tjera si Pejë dhe Janjevë”, thuhet në komunikatë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco