Lagjja e serbëve në Kosovë, 'Lugina e Diellit', hap dyert: Popullojeni, 82 shtëpi të reja për ju!

Lagjja e serbëve në Kosovë, 'Lugina e Diellit', hap dyert: Popullojeni, 82 shtëpi të reja për ju!

08:46, 24/06/2019

Komuna paralele e Zveçanit, Kosovë, ka shpallur ftesë publike për ndarjen e 82 banesave për familjet me gjendje të rëndë sociale në vendbanimin “Lugina e Diellit”, i cili është ndërtuar pa lejen e institucioneve të Kosovës. Për të përfituar banesë kushti kryesor është që ata të cilët konkurrojnë të jenë shtetas të Republikës së Serbisë, shkruan sot gazeta “Zëri”.

“Lugina e Diellit”, një vendbanim krejtësisht ilegal në të ashtuquajturin “Zveçani i Vogël” dhe do të fillojë t’i pranojë familjet e para, pasi komuna paralele udhehiqet nga ish-ministri Ivan Todosijeviq, i cili ka shpallur thirrje publike për ndarjen e 82 banesave për familje me gjendje të rendë sociale.

Ky vendbanim është ndërtuar pa lejen e institucioneve të Republikës së Kosovës, pasi komuna e Zveçanit nuk e ka përfillur kërkesën e Ministrisë së Mjedisit që të mos fillojë ndërtimi pa u dorëzuar dokumentet e nevojshme, shkruan “Zëri”

Sipas kësaj thirrjeje publike, do të ndahen 82 banesa: 16 banesa me sipërfaqe 62.96 metra katrorë, 3 banesa me sipërfaqe 79.91 metër katrorë, 18 banesa me sipërfaqe 42.42 metra katrorë, plus 29.34 metra katrorë hapësirë ndihmëse, 30 banesa me sipërfaqe 76.07 metra katrorë dhe 15 banesa me sipërfaqe 75.91 metra katrorë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco