Haradinaj i kundërpërgjigjet Thaçit, e akuzon për ‘pazar’ me Serbinë

Haradinaj i kundërpërgjigjet Thaçit, e akuzon për ‘pazar’ me Serbinë

19:11, 22/06/2019

Kryeministri I Kosovës, Ramush Haradinaj e ka quajtur gabim që sovraniteti dhe integriteti i Kosovës të paraqitej si pjesë e dialogut me Serbinë.

Haradinaj ka thënë se vendit i është shkaktuar dëm i madh duke bërë pazar me sovranitet.

“Ishte gabim që sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës të paraqitej si pjesë e dialogut me Serbinë. Mbrojtja e këtyre shtyllave të shtetit ka një çmim dhe sot populli i Kosovës është krenar që këto i ka prapë të pacenuara.

Dëmi që i është shkaktuar Kosovës duke bërë pazar me sovranitet dhe integritet është i madh, por bashkë jemi vënë në mbrojtje të shtetësisë, integrimeve euro-atlantike dhe zhvillimit ekonomik”, ka shkruar ai në Facebook.

Reagimi i Haradinajt erdhi  pasi presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e akuzoi atë se vendimet dhe veprimet e nxituara, të pakoordinuara dhe të gabuara strategjikisht të institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës, kanë dëmtuar rëndë respektin dhe mbështetjen e partnerëve tanë perëndimorë për Kosovën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

shqiptari 22/06/2019 20:58

keta dy jan aktore shum te mire po e verteta eshte se keta dy jan cunat e sorosit dhe bejne sikur jan te pavarur hajde aktor me 100 fytyra qe jan keta ishalla leku ua ha kokat shum shpejt se jan ber t e padurueshem. Plehera jo lidera.

Shto koment

Denonco