Fotoja që po çmend Serbinë: Motoristë e forca speciale, që bëjnë së bashku Shqiponjën

Fotoja që po çmend Serbinë: Motoristë e forca speciale, që bëjnë së bashku Shqiponjën

14:47, 21/06/2019

Ka mjaftuar një foto e përbashkët mes një grupi motoristësh dhe pjesëtarëve të policisë së Kosovës, që serbët të çmenden dhe të reagojnë ashpër. Simboli i shqiponjës që bënë veteranët kroatë me pjesëtarët e forcave speciale policore, ROSU-së, ka ngjallur reagime të shumta në Serbi dhe rrjeti po shpërthen.

Një grup motoristësh kroatë shumica e të cilëve janë veteranë lufte, ditë më parë vizituan Kosovën. Por gjatë qëndrimi të tyre, në qytetin e Prizrenit ata janë takuar edhe me pjesëtarë të Policisë së Kosovës, të njësisë ROSU dhe kanë bërë një fotografi ku të gjithë duken me duart në formën e simbolit kombëtarë shqiptarë, shqiponjën.

 Kjo fotografia, po shihet si provokim i dyanshëm shqiptaro-kroat nga mediat serbe. “Blic.rs”, ka shkruar se kryqëzimi i duarve në formë të shqiponjës dy krenare është simbol i Shqipërisë së Madhe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco