Qeveria gjermane: Shtyhet takimi Kosovë-Serbi në Paris Foto ilustrim

Qeveria gjermane: Shtyhet takimi Kosovë-Serbi në Paris

14:38, 21/06/2019

Qeveria gjermane i ka konfirmuar Deutsche Welle-s, se është shtyrë pa afat takimi Kosovë-Serbi në Paris.

Në përgjigjen e shkurtër që i kthehu DW një zëdhënëse e qeverisë gjermane, thuhet ndër të tjera edhe se Gjermania dhe Franca do të jetë edhe më tej në kontakt të ngushtë me Kosovën dhe Serbinë. Në lidhje me takimin e punës së zhvilluar më 19 qershor në Berlin me përfaqësues të Serbisë, Kosovës, Gjermanisë, Francës dhe BE-së, zëdhënësja nuk donte të jepte sqarime.

Më parë media kosovare kishte raportuar për një takim të zhvilluar në Berlin për të përgatitur terrenin për takimin e Parisit. Sipas tyre, shkaku i shtyrjes së takimit është mospranimi i Kosovës për pezullimin e taksave doganore ndaj Serbisë/DW

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco