Kosnett: Kosova dhe Serbia të vendosin vetë ç'duan, SHBA nuk e pëlqejnë ndryshimin e kufirit

Kosnett: Kosova dhe Serbia të vendosin vetë ç'duan, SHBA nuk e pëlqejnë ndryshimin e kufirit

12:29, 21/06/2019

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Philip Kosnett, ka deklaruar se Kosova dhe Amerikanë kanë marrëdhënie miqësie shumë të fortë, pavarësisht rreth mospajtimeve për çështje të caktuara që mund të kenë ndonjëherë.

“Mendoj se miqësia e Kosovës me SHBA-në është e fortë si guri dhe askush nuk duhet të dyshojë në këtë miqësi. Në të njëjtën kohë është e natyrshme që dy qeveritë tona ndonjëherë të kenë mospajtime lidhur me ndonjë çështje politike, por kjo nuk do të thotë se miqësia jonë është në krizë”, ka deklaruar Kosnett, në një intervistë për RajoniPress.

Ambasadori amerikan e ka bërë këtë deklaratë duke folur për taksën ndaj importeve nga Serbia. Ai ka përsëritur se pala kosovare duhet ta pezullojë këtë taksë, për të krijuar rrethana për vazhdimin e dialogut Kosovë- Serbi, shkruan Gaeta Illyria.

“Ne mendojmë që pala kosovare do të duhej të vendoste për një pezullim të përkohshëm të taksës, si hap i parë për vazhdimin e dialogut. Por, të njëjtën kohë, kërkojmë që edhe Beogradi të ndërmarrë hapa për rifillimin e procesit”, është shprehur ai.

Ambasadori Kosnet është pyetur edhe për qëndrimin e Uashingtonit zyrtar lidhur me idenë për “korrigjimin” e kufirit meds Kosovës e Serbisë. Ai ka thënë se SHBA nuk ka thënë se pajtohet me këtë ide.

“Mendim i qeverisë amerikane është që negociatorët e të dyja palëve duhet të kenë liri të vendosin vetë për çfarë duan të flasin. Vitin e kaluar, kur Qeveria Amerikane tha se nuk do të kundërshtonte bisedat për rregullimin e kufirit,  nuk tha se e parapëlqejmë rregullimin e kufirit. Ne vetëm po themi që negociatorët duhet të jenë të lirë të bisedojnë për çfarë të duan”, është shprehur Kosnett.

Ndër të tjera, ambasadori amerikan është pyetur edhe lidhur me emërimet e personave të dënuar apo të akuzuar në pozita drejtuese në institucionet shtetërore apo publike. Ai ka ritheksuar se të dënuarit apo të akuzuarit duhet të largohen nga këto pozita.

“Ma merr mendja që tashmë e dini që kam qen tepër i zëshëm se sa është me rëndësi që atyre njerëzve që u mungojnë kualifikimet e nevojshme, të dënuar për krime të ndryshme apo ata që kanë aktakuza do të duhej që të largohen nga pozitat zyrtare. A do të dorëhiqen apo do teë shkarkohen kjo nuk është shumë me rëndësi, por e kam bërë të ditur tërë kohën se këta njerëz nuk do të duhej të ishin pjesë e pozitave qeveritare. Dhe kur e them këtë nuk është se e mbështes apo e kritikoj ndonjë parti të caktuar politike, por një politikë e tillë do të duhej të ishte pjesë e çdo partie politike, qoftë në opozitë apo në qeveri.

“Mendoj se kosovarët kanë të drejtë të kenë prijësit e tyre të pakorruptuar dhe pa aktakuza”, ka theksuar ambasadori amerikan në Kosovë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco