Haradinaj: Sot dhe çdo ditë, jetojmë me borxhin që ua kemi luftëtarëve tanë

Haradinaj: Sot dhe çdo ditë, jetojmë me borxhin që ua kemi luftëtarëve tanë

10:08, 18/06/2019

"Në përpjekjet tona deri në liri, Kosova dha bijtë e saj që sot të gjithë ne të jetojmë në tokën tonë, në të drejtën tonë. Sot, kur bëhen 20 vjet nga çlirimi i komunave të Skenderajt, Klinës e Kamenicës, ditë kjo që ndërlidhet me sakrificën sublime të popullit liridashës të Kosovës dhe të gjithë trimave e trimëreshave të vendit tonë, kujtojmë dhe nderojmë veprën e lavdishme të të rënëve për atdhe.

Po sot dhe secilën ditë të së ardhmes, jetojmë me borxhin që ua kemi luftëtarëve tanë në ndërtimin e një shteti të mirëqenë dhe të barabartë për të gjithë qytetarët e Kosovës!"

(Shënim në Fb i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj)

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco