FOTO/ Haradinaj tek varri i të atit: Plak, të kemi kujtu e nderu sot!

FOTO/ Haradinaj tek varri i të atit: Plak, të kemi kujtu e nderu sot!

11:44, 17/06/2019

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shkuar tek varri i të atit sot, Hilmi Haradinajt, në 1-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta. Në fotot që ka pubikuar në Fb, Haradinaj i ka shoqëruar me një dedikim drejtuar babait të ndjerë:

“Në kullën tënde, Plak! Në shtëpinë e mikut dhe Zotit, siç ti na e mësove. Të kemi kujtu e nderu, sot!” i “shkruan” Haradinaj.

Hilmi Haradinaj vdiq në 17 qershor 2018 në Prishtinë, në moshën 74 vjeçare. Ai kishte lindur në 25.10.1944. Hilmi Haradinaj është babai edhe i dy heronjve të Kosovës, Luan dhe Shkëlzen Haradinaj.  

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco