FOTO/ Dinjitet dhe qytetari, Haradinaj falenderon qytetarët për sjelljen gjatë festimeve të 20-vjetorit të Çlirimit

FOTO/ Dinjitet dhe qytetari, Haradinaj falenderon qytetarët për sjelljen gjatë festimeve të 20-vjetorit të Çlirimit

16:19, 12/06/2019

Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton dhe ish sekretarja e Shtetit Madline Allbright morën pjesë sot në përvjetorin e 20-të të hyrjes së trupave të NATO-s dhe Çlirimit të Kosovës.

Në njëorganizim të mbajtur në qendër të Prishtinës, përveç krerëve më të lartë të shtetit në ceremoni morën pjesë edhe mijëra qytetarë.

Në një reagim të tijin në Facebook, kryeministri Ramush Haradinaj falenderoi qytetarët e tij për sjelljen dhe qytetarinë e treguar.

“Populli i Kosovës, qytetarët tanë, institucionet tona, të ndërtuara në shtetin e lirë të Kosovës, sot iu bashkuan me dinjitet dhe festuan me qytetari të lartë, shënimin e 20 vjetorit të intervenimit të NATO-së, ashtu siç e meriton, një vend i lirë, demokratik dhe i rreshtuar përkrah aleatëve tanë.

Faleminderit qytetarë të dashur! Faleminderit Kosovë!”, shkruan Haradinaj në postimin e tij të fundit në Facebook.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco