20 vjetori i çlirimit, Bill Clinton viziton Kosovën

20 vjetori i çlirimit, Bill Clinton viziton Kosovën

11:04, 10/06/2019

Ish-Presidenti amerikan, Bill Clinton po vjen në Kosovë. Tashmë kjo vizitë është konfirmuar edhe nga Këshilli Organizativ për Shënimin e 20 vjetori të hyrjes së trupave të NATO-së në Kosovë.

Madje është theksuar se Bill Clinton përpos që do t’i bashkëngjitet popullit të Kosovës në shënimin e 20 viteve të lirisë, ai edhe dot ë mbajë fjalim në Tubimin Qendror për shënimin e këtij 20 vjetori, transmeton Indeksonline.

Gjatë vitit 1999 ShBA në krye me ish-Presidentin Clinton kanë qenë akterët kryesor në vendimin për bombardimin e ish-Jugosllavisë nga Aleanca Veriatlantike NATO që atëbotë udhëhiqej nga gjenerali i famshëm amerikan Ëesley Clark.

Kjo është hera e katërt që Bill Clinton viziton Kosovën.

Njoftimi i plotë:

Më 12 qershor 2019 Kosova shënon 20 vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-së. Ne jemi duke shënuar këtë përvjetor historik të Kosovës bashkë me miqtë dhe aleatët tonë me të cilët ndajmë vlerat e paqes, lirisë dhe demokracisë. Njëkohësisht, ne po nderojmë të kaluarën tonë dhe vizionin tonë për paqe të qëndrueshme.

Ish- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, do t’i bashkëngjitet popullit të Kosovës në shënimin e 20 viteve të lirisë, dhe do të mbajë fjalim në Tubimin Qendror për Shënimin e 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-së në Kosovë.

Data: E mërkurë, 12 Qershor 2019

Vendi: Sheshi “Skëndërbeu”

Koha: 11: 00

Ftojmë të gjithë qytetarët e Kosovës të marrin pjesë në tubimin qendror, dhe të shfrytëzojnë këtë mundësi për të falënderuar Presidentin Clinton për lidershipin e tij në ndërtimin e paqes në Kosovë dhe përkrahjen e tij të vazhdueshme për paqe dhe stabilitet në tërë rajonin.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco