VIDEO/ Gjarpërinjtë i pushtojnë shtëpinë, familja Ahmeti po jeton në oborr

VIDEO/ Gjarpërinjtë i pushtojnë shtëpinë, familja Ahmeti po jeton në oborr

09:55, 10/06/2019

Tetë anëtarë të familjes Ahmeti nga fshati Resinoc i Kosovës ka 3 ditë që po qëndrojnë në oborr. Kjo pasi ndihen të pasigurt nga një grumbull gjarpërinjsh që ka hyrë në shtëpinë e tyre, raporton KTV.

Përparim Ahmeti, thotë se nata e së enjtes për të ka qenë ndër më të vështirat, pasi kur ishte në gjumë, një gjarpër i kishte mbështjellë këmbën.

Ahmeti thotë se së paku 30 gjarpërinj i ka mbytur vetë, pastaj ka kërkuar ndihmë nga komuna e Lipjanit. Kështu, ata janë detyruar të jetojnë në oborr të shtëpisë. Familja Ahmeti është duke pritur që komuna të ndërhyjë në zgjidhjen e këtij problemi.

Ata tregojnë se Ekipi për Mbrojtje dhe Shpëtim i Komunës së Lipjanit dhe Policia, i kanë vizituar, por ende nuk u kanë ofruar zgjidhje. Në komunën e Lipjanit kanë thënë se të hënën sërish do ta vizitojnë këtë familje dhe do t’i shfrytëzojnë të gjitha mundësitë dhe kapacitetet për t’i ofruar zgjidhje. Familja Ahmeti kërkon që së paku të kenë një vendstrehim më të sigurt, pasi që jeta e tyre, siç kanë thënë, është në rrezik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco