Hashim Thaçi: 20 vite më parë, Millosheviçi u dorëzua para NATO-s Fotografi e publikuar nga Thaçi

Hashim Thaçi: 20 vite më parë, Millosheviçi u dorëzua para NATO-s

11:13, 09/06/2019

Nga Hashim Thaçi, President i Kosovës.

Në këtë ditë, 20 vjet më parë, Millosheviqi dhe ushtria e tij u dorëzuan para NATO-s. Marrëveshja e Kumanovës do të thotë çlirim, fund i gjenocidit, paqe dhe fillim i jetës së re në liri dhe barazi për ne.

Ishte një rrugëtim i dhimbshëm, por krenar për rindërtimin e vendit dhe shoqërisë sonë.

Për botën ishte një fitore e të drejtave të njeriut mbi çdo cenim në shekujt e mëparshëm. Me respektin më të madh e kujtojmë çdo sakrificë të çdo kombi që iu bashkua NATO-s në këtë luftë të drejtë.

Me dhimbje, por gjithmonë duke u krenuar me heroizmin e tyre, e kujtojmë edhe çdo dëshmor që ka rënë për të bërë realitet ëndrrën tonë.

U jemi përjetësisht mirënjohës! 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco