Analisti Qarri: Thaçi me kartën e 'Shqipërisë së Madhe', lojë për të shpëtuar nga Gjykata Speciale

Analisti Qarri: Thaçi me kartën e 'Shqipërisë së Madhe', lojë për të shpëtuar nga Gjykata Speciale

12:22, 06/06/2019

Analisti Gani Qarri ka deklaruar së fundmi, se Thaçi tani mbron idenë e 'Shqipërisë së Madhe', vetëm e vetëm për t'i shpëtuar Gjykatës Speciale dhe për të realizuar premtimin e dhënë presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Analistët politikë vijojnë të reagojnë për mënyrën sesi kreu i shtetit të Kosovës, Hashim Thaçi ka dalë në publik me idenë e bashkimit kombëtar me Shqipërinë.

Analisti Gani Qarri, ka thënë për "Kosova Sot Online" se Thaçi tani mbron idenë e Shqipërisë së Madhe, vetëm e vetëm për t'i shpëtuar Gjykatës Speciale dhe për të realizuar premtimin e dhënë presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

"Kjo është pikërisht arsyeja kryesore se pse Thaçi tani nxjerri kartën e vjetër, të Shqipërisë së Madhe,në mënyrë që ta nxisë Vuçiçin që të mos e pranojë kërkesën e kancelares Merkel, për njohjen e Kosovës shtet të pa varur, por të ngulë këmbë që të marrë veriun dhe qoftë edhe në këtë mënyrë, kuislingu Hashim Thaçi te realizoi premtimin e dhënë Vuçiçit, për ndarjen e Kosovës, si metoda e vetme për ti shpëtuar ai personalisht,Gjykatës speciale’, tha analisti Gani Qarri.

Këto analiza vijnë edhe pas akuzave, që gazeta zviceriane ZNN ka bërë për kreun e Kosovës. Sipas kësaj të fundit, idetë e reja të Hashim Thaçit për 'Shqipërinë e Madhe' janë një lojë, që ai po e bën për interesin e tij personal dhe të Aleksandër Vuçiç, i cili duke lobuar për bashkim kombëtar t'i japë shans Serbisë për ta kërkuar Veriun e Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco