Prokuroria: Fotot e përdhunimit nga Brovina janë marrë nga interneti, s'kanë ndodhur në Kosovë

Prokuroria: Fotot e përdhunimit nga Brovina janë marrë nga interneti, s'kanë ndodhur në Kosovë

07:32, 06/06/2019

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka njoftuar se pas paraqitjes së fotografisë nga deputetja, Flora Brovina, është hapur hetimi bazuar në pohimin e saj se kjo fotografi dëshmon dhunimin e një gruaje nga ushtarët serbë gjatë luftës në Kosovë.

“Fotografia në fjalë është dërguar për ekspertizë në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë, e cila ka konstatuar se fotografia e paraqitur nga deputetja, Flora Brovina, është e printuar në format A4 kolor dhe nuk ka asnjë të dhënë, e cila kishte mundësuar hulumtimin e origjinës së fotografisë dhe nuk ka asnjë shenjë nga është printuar”, ka njoftuar Prokuroria Speciale. 

Sipas Prokurorisë Speciale fotografia është krahasuar me një fotografi tjetër të siguruar nga interneti dhe u konstatua se në të dy fotografit është paraqitur ngjarja e njëjtë.

“Bazuar në të dhënat nga ekspertiza dhe provat tjera të nxjerra gjatë hetimit, Prokuroria Speciale e Republikës e Kosovës ka konkluduar se ngjarja nga fotografia e paraqitur nga deputetja Brovina, është nxjerr nga interneti dhe nuk ka të bëjë me ndonjë rast të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë”, thujet tutje në njoftim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment