Çfarë ndodhi një ditë më parë në Shqipëri? Lajmet kryesore

Çfarë ndodhi një ditë më parë në Shqipëri? Lajmet kryesore

08:21, 05/06/2019

Çfarë ndodhi një ditë më parë në Shqipëri dhe me gjerë? Ja lajmet kryesore të ditës

 

FOTO/ SYRI TV tani mund ta ndiqni edhe në ekranin tuaj. Ja si ta gjeni

Një lajm i mirë për të gjithë shikuesit dhe lexuesit e Syri. net.

Tashme të gjithë videot dhe emisionet e Syri. net do të mund të ndiqen në Syri TV kanali 25 në “RTSH digital’ dhe kanali 35 në analog. Ristë nuk kanë fund. Aktualiteti politik, social, ndërkombëtar dhe gjithçka tjetër do të jetë në kohë reale në Syri TV.

Për më shumë           

https://www.syri.net/politike/257874/foto-syri-tv-tani-mund-ta-ndiqni-edhe-ne-ekranin-tuaj-ja-si-ta-gjeni/

 

Fevziu: Vendi po shkon në konflikt civil, Prokuroria duhej të prononcohej për dosjet e shitblerjes së votave

Përballë njëri-tjetrin në emisionin “Çim Peka Live” në Syri Tv, gazetarët Blendi Fevziu dhe Sokol Balla u përplasën edhe për përgjimet e dosjeve ‘339’ dhe ‘184’, ku pretendohet që zyrtarë të lartë socialistë janë kapur duke blerë vota me persona me precedentë penalë.

Për më shumë           

https://www.syri.net/politike/257985/fevziu-vendi-po-shkon-ne-konflikt-civil-prokuroria-duhej-te-prononcohej-per-dosjet-e-shitblerjes-se-votave/

 

Fevziu dhe Balla/ Ja si e shikojnë ata shtyrjen e zgjedhjeve dhe pse ndërkombëtarët nuk ndërhyjnë

Të ftuar në puntatën e parë të emisionit “Çim Peka Live” në Syri Tv janë dy gazetarët e njohur Sokol Balla dhe Blendi Fevziu.

Për më shumë           

https://www.syri.net/politike/257980/fevziu-dhe-balla-ja-si-e-shikojne-ata-shtyrjen-e-zgjedhjeve-dhe-pse-nderkombetaret-nuk-nderhyjne/

 

Kriza politike/ Basha nga Gjermania, zbulon mesazhin e ardhur nga Berlini

Kryetari i PD-së Lulzim Basha, i cili ndodhet në Berlin duke marrë pjesë në Kongresin Ekonomik të Unionit Kristiandemokrat/Kristiansocial, në bisedë për DW thekson, se opozita u përmbahet kërkesave të saj dhe se kriza mund të zgjidhet vetëm përmes marrjes së përgjegjësive politike, largimit të kryeministri Rama dhe krijimit të qeverisë tranzitore për të shkruar drejt zgjedhjeve të reja.

Për më shumë

https://www.syri.net/politike/257941/kriza-politike-basha-nga-gjermania-zbulon-mesazhin-e-ardhur-nga-berlini/

 

Gazetari i Bild: Do publikoj 6 përgjime të plota se si PS bleu votat në Shijak dhe Durrës

Gazetari i prestigjozes gjermane ‘Bild’, Pieter Tiede, i cili publikoi pak javë më parë në jëtë gazetë një shkrim kur për herë të parë zbardheshin përgjime ku vetë Edi Rama kujdesej se si i kishte shkuar plani i manipulimit të votave në Dibër në zgjedhjet e vitit 2017, pritet të kthehet fuqishëm sërish me një tjetër shkrim po për shitblerjen e votave nga Partia Socialiste në Shijak dhe Durrës.

Për më shumë

https://www.syri.net/politike/257968/gazetari-i-bild-do-publikoj-6-pergjime-te-plota-se-si-ps-bleu-votat-ne-shijak-dhe-durres/

 

Ish-ministri: Opozita fiton bindshëm nëse hyn sot në zgjedhje, ja qytetet ku e mund Ramën

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani e konsideron dhe e mendon opozitën fituese nëse zgjedhjet do të mbaheshin në këto momente. Madje Manjani shkon edhe më tej duke bërë edhe një prognozë të qyteteve ku do të fitonte Opozita, duke theksuar se kjo është edhe arsyeja përse Rama nuk pranon të hyjë në dialog për të shtyrë zgjedhjet pasi e di që është humbës.

Për më shumë

https://www.syri.net/politike/257963/ish-ministri-opozita-fiton-bindshem-nese-hyn-sot-ne-zgjedhje-ja-qytetet-ku-e-mund-ramen/

 

Holanda e hedh në det, çelësin e hapjes së negociatave të Shqipërisë

Holanda ka kërkuar rivendosjen e vizave me Shqipërinë.

Por edhe nëse kjo kërkesë nuk miratohet, Holanda sërish nuk do votojë për nisjen e negociatave me Shqipërinë.

Për më shumë           

https://www.syri.net/politike/257947/holanda-e-hedh-ne-det-celesin-e-hapjes-se-negociatave-te-shqiperise/

 

Kastriot Çipi në SYRI.net: Ora e përplasjes po afron, Rama të tërhiqet në kohë

Dramaturgu Kastriot Çipi një nga më aktivët në Mbrojtje të Teatrit Kombëtar, tha në një bisedë ne studion e SYRI.net, se lufta me Ramën për të mbrojtur mos shembjen e Tearit do të vazhdojë edhe pse vendi nuk ka Gjykatë Kushtetuese

Për më shumë

https://www.syri.net/politike/257920/kastriot-cipi-ne-syri-net-ora-e-perplasjes-po-afron-rama-te-terhiqet-ne-kohe/

 

Palmer: SHBA nuk vendos afate në bisedimet Kosovë-Serbi

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Mathew Palmer, tha se Shtetet e Bashkuara nuk kërkojnë një afat të caktuar për arritjen e një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por do të dëshironin një rifillim sa më të shpejtë të bisedimeve.

Për më shumë

https://www.syri.net/kosova/257991/palmer-shba-nuk-vendos-afate-ne-bisedimet-kosove-serbi/

 

Zgjedhje edhe në Itali? Kryeministri kërcënon me rrëzim të qeverisë

Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, ka kërcënuar këtë të hënë se do të jap dorëheqje, duke thënë se mosmarrëveshjet mes dy partive në koalicion duhet të përfundojnë ose vendi duhet të shkojë në zgjedhje.

Për më shumë           

https://www.syri.net/bote/257820/zgjedhje-edhe-ne-itali-kryeministri-kercenon-me-rrezim-te-qeverise/

 

Fituan Championsin, 2 lojtarë do të largohen si kampionë nga Liverpooli

Vetëm pak ditë pasi u shpallën kampionë Europe me Liverpoolin, Daniel Sturridge dhe Alberto Moreno do të duhet të bëjnë gati valixhet, për të kërkuar një tjetër skuadër për të vijuar karrierën e tyre.

Për më shumë

https://www.syri.net/sport/257983/fituan-championsin-2-lojtare-do-te-largohen-si-kampione-nga-liverpooli/

                                    

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco