FOTO/ Zhduket një fëmijë shqiptar në Zvicër, quhet Zenel

FOTO/ Zhduket një fëmijë shqiptar në Zvicër, quhet Zenel

11:38, 24/05/2019

Policia zvicerane ka njoftuar se që nga e enjtja, 23 maj 2019,  rezulton i zhdukur në Wieldegg, një fëmijë shqiptar që quhet Zenel, katër vjeç. Ai kishte veshur një bluzë të zezë. Zeneli po luante me nënën e tij dhe me fëmijët e tjerë në një shesh lojërash kur papritmas, rreth orës 16:30, mamaja vuri re se ai nuk ishte.

Pas një kërkimi të kotë, mamaja njoftoi Policinë, e cila zgjeroi zonën e kërkimit, pasi pranë sheshit të lojërave midis Aabach dhe Aare rrjedhin përrenj. Policia dhe zjarrfikësit kontrolluan dhe brigjet me këmbë dhe ujërat me anije dhe nuk gjetën asgjë.

Përveç tyre, një helikopter me kamera termike fluturoi mbi zonë dhe kërkoi deri pas mesnate, por nuk arriti ta gjente vogëlushin. Tashmë Policia zvicerane kërkon ndihmë tek qytetarët nëse kanë informacione për vogëlushin./ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco