Aksioni i policisë në Prishtinë, arrestohet ‘Curri’, pronari i disa kazinove

Aksioni i policisë në Prishtinë, arrestohet ‘Curri’, pronari i disa kazinove

10:08, 20/05/2019

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Kosovë ka zhvilluar një operacion policor në disa zona.

Një operacion i tillë është kryer edhe në lagjen “Marigona” në Prishtinë ku janë arrestuar Ismet Osmani, i njohur si “Curri” i cili është pronar i disa kazinove në Kosovë, Ilir Bojku dhe Mentor Maqani.

Ndërsa, në arrati vazhdon të jetë Rrahim Hashimi, ish-i akuzuari për rastin e “Sekserëve”, bashkë me Emin Beqirin, ish-shefi i krimeve ekonomike.
“Mund të konfirmojmë se, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, pas një hetimi të gjatë, është duke e realizuar një operacion policor i cili përfshin disa lokacione”, tha Policia e Kosovës për Express.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment