Shumë skandale, asnjë dorëheqje

Shumë skandale, asnjë dorëheqje

08:48, 20/05/2019

Dokumentimi nga mediet se deputetja e PDK-së Flora Brovina javën e kaluar publikoi një fotografi të rreme të dhunimit të grave shqiptare nga forcat serbe gjatë kohës së luftës në Kosovë nuk rezultoi me dorëheqje si reflektim për skandalin që bëri bujë të madhe.

Shumë skandale kanë ndodhur që nga paslufta në vend, mirëpo dorëheqjet e politikanëve nuk kanë ndodhur.

I vetmi rast i dorëheqjes që mbahet mend në Kosovë ka qenë i ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Rexhepit, i cili kishte dhënë dorëheqje nga detyra duke ndier përgjegjësi morale ndaj viktimave dhe familjeve të atyre që humbën jetën gjatë protestave të 10 shkurtit 2007, pas përleshjeve ndërmjet protestuesve dhe Policisë.

Në këtë protestë mbetën të vdekur dy protestues: Mon Balaj dhe Arben Xheladini si pasojë e plumbave që kishin marrë në protestë nga policia e UNMIK-ut.

Pas skandalit deputetja Brovina pranoi gabimin, por nuk pranoi të dorëhiqet, pavarësisht kërkesave nga opozita dhe nga shoqëria civile në vend, shkruan Zëri.

Brovinën e kanë marrë në mbrojtje edhe drejtuesit e institucioneve në vend. Kryeparlamentari Kadri Veseli njëherësh kryetar i PDK-së, ka deklaruar pas këtij skandali se gjenocidi serb nuk e ka bazën te një fotografi dhe as te një person, por te një politikë shtetërore serbe që ka kryer krime në mënyrë të planifikuar, sistematike dhe nëpërmjet një hierarkie të qartë politike, ushtarake e policore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment