Sot, zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunat veriore të Mitrovicës, 12 kandidatë në garë

Sot, zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunat veriore të Mitrovicës, 12 kandidatë në garë

08:31, 19/05/2019

Sot mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat e veriut të Mitrovicës, ku të drejt vote kanë 57.983 persona në 87 vendvotime, apo 970 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet lokale të 22 tetorit 2017.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme po mbahen në Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë Veriore, pas dorëheqjes së kryetarëve atje prej shkak të taksës prej 100 përqind ndaj produkteve me origjinë nga Serbia.

Për zgjedhjet në veri garojnë 12 kandidatë nga Partia Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Serbe, njofton Gazeta Express.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në këto katër komuna ka angazhuar rreth 670 komisionerë. Ndërkaq, numri i vëzhguesve të akredituar nga ana e KQZ-së dhe të cilët do të mund të përcjellin votimin është rreth 500 vëzhgues. Këta vëzhgues përfaqësojnë dy parti politike, dy misione ndërkombëtare, dy zyre ndërlidhëse, 12 ambasada, dy organizata jo-qeveritare ndërkombëtare, katër organizata jo-qeveritare vendore dhe 16 shtëpi mediale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco