Skandali i Brovinës, reagon Profesori i njohur: Të hapen dosjet e spiunëve të UDB-së

Skandali i Brovinës, reagon Profesori i njohur: Të hapen dosjet e spiunëve të UDB-së

17:18, 17/05/2019

Profesori i njohur nga Kosova Milazim Krasniqi ka reaguar pas skandalit të fundit që lidhet me një foto të pretenduar të një përdhunimi në Kosovë, e cila rezultoi se nuk është i vërtetë.

Krasniqi thekson se ky skandal rikthen urgjencën për dy gjëra:

Dënimin e krimeve të komunizmit, ashtu që ata të dënohen me vendime gjyqësore, ndërsa pasardhësit e tyre e pakta të identifikohen
Të hapen dosjet e spiunëve të shërbimeve sekrete serbe e jugosllave, civile e ushtarake

Krasniqi shkruan se gjithë ky krim i organizuar, gjithë këto projekte antishqiptare, bllokimi i shtetit dhe humbja e perspektivës, të gjitha e kanë një adresë: konspiracionin permanent të shërbimeve sekrete serbe.

Ja reagimi i plotë i tij

Skandali i Flora Brovinës e rikthen urgjencen për dy gjera: 1) dënimin e krimeve të komunizmit, ashtu që ata të dënohen me vendime gjyqësore, ndërsa pasardhësit e tyre e pakta të identifikohen dhe 2) të hapen dosjet e spiunëve të shërbimeve sekrete serbe e jugosllave, civile e ushtarake. Pse është urgjente? Është urgjente sepse gjithë këto skandale, gjithë ky krim i organizuar, gjithë këto projekte antishqiptare, bllokimi i shtetit dhe humbja e perspektivës, të gjitha e kanë një adresë: konspiracionin permanent të shërbimeve sekrete serbe. Si duket, disa eksponentë të atyre shërbimeve i kanë marrë në dorë disa nga levat më të rëndësishme të shtetit e të shoqërisë sonë. Nuk ka shpjegim tjetër gjithë ky dështim! Në njërën anë jemi populli më proeuropian, ndërsa në anën tjetër shtet mazohist. Nuk ka logjikë. Pra, është një komplot në këtë mes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco