Flet Flora Brovina: Nuk e dija që fotoja nuk ishte e vërtetë

Flet Flora Brovina: Nuk e dija që fotoja nuk ishte e vërtetë

14:19, 17/05/2019

Pas intervistimit në Prokurorine e Shteti, deputetja Flora Brovina ka dalë me një konferencë për shtyp duke dhenë sqarime rreth asaj që ka ndodhur dje dhe sot, njofton Syri.net Kosova

Deputetja Brovina, ka deklaruar se nuk e ka ditur që foto është false dhe jo vërtetë.

“Kurrë s’kam menduar që dikush mund të më skelle dokumente që nuk janë të verifikuara dhe të sakta, prandaj edhe me guxim e kam përdorur dhe besoj se shumica e situatave të dhunimit kanë qenë të ngjashme, prandaj nuk kam besuar që ky dokument të jetë i pasaktë”.

Vërtetësine e fotografisë do ta vërtetojnë organet kompetente , ka thënë Brovima, raporton Syri.net Kosova

Më poshte ajo ka thënë që është e gatshme të bashkëpunoje me institucionet e shteti për zbardhjen e të gjitha rasteve duke filluar nga helmimet, masakrat dhe dhunimet e grave të cilat gjithmonë i kanë besuar asaj për të ndarë përvojën e tyre.

Ajo shtoi se i pari i PDK-së, Kadri Veseli nuk  e ka ditur se çka do të flas ose paraqesë në seancë.

“Kadri Veseli nuk e ka ditur rastin, kisha shumë dokumente të shumta me vete dhe nuk dija cilën ta bëjë të parën publike. Kisha dhe fotot e tjera që nuk i publikova prandaj edhe u konsultova”.

Në fund ajo tha që është në disponim të bashkëpunoje me të gjithë ata për të ndriçuar rastet për gjenocidin serb të kryer në Kosovë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

besnik17/05/2019 16:17

o zot o jane te trashe o e bejne me qellim si mund te perdoren dicka e nje rendesia privatsie te kesaj natyre pa e verifiku me hollesine the diskrecionin ma te madh doreheqja eshte pak turp

besnik17/05/2019 16:07

o ju pshtiresira po mundoheni te deshtoni krijimin e gjykates per krime lufte te serbise mbi popullin shqiptar po u jepni mundesi more fundrrina serbise te demontoje nje aktakuze te provume katerciprisht te perdhunimeve vrasjeve macabre me vje te vjell nga kjo paftyresi pu haram e paci buken more kafshe

Shto koment

Denonco