Mashtrim, fotoja barbare e dhunimit të kosovares?! Vasfije Krasniqi: Ma plasët zemrën!

Mashtrim, fotoja barbare e dhunimit të kosovares?! Vasfije Krasniqi: Ma plasët zemrën!

07:58, 17/05/2019

Gruaja e guximshme kosovare, Vasfije Krasniqi Goodman, e cila guxoi dhe dëshmoi e para para Kongresit amerikan se si u përdhuan në moshën 16-vjeçare nga ushtarër serbë, është tronditur dhe pikëlluar nga publikimi i një fotografie përdhunimi të një gruaje në sy të familjes të saj nga disa ushtarë serbë. “Mos e përdorni dhimbjen tonë dhe vuajtjet për përfitimin tuaj. Ma plaset zemrën”, ka shkruar Krasniqi në Twitter.

Ftografia tronditëse u publikua nga deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Flora Brovina, në një kohë kur parlamenti përgatitej të votonte rezolutën që fajësonte Serbinë për genocid në Kosovë dhe krime kundër njerëzimit. Por, sipas një medieje kosovare, ajo fotografi nuk ishte e vërtetë, por ishte e marrë nga një website pornografik, film pornografik, duke ngjallur dyshime për vërtetësinë e deklaratës së Brovinës.

Gjithçka mbetet të provohet nga gjykatat, pasi Brovina ka insistuar se fotoja ishte e vërtetë dhe se ajo e njihte viktimën në atë fotografi.  

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco