Barbarët serbë përdhunojnë gruan shqiptare, Berisha: Aktakuzë e rëndë ndaj mizorive që kërkojnë drejtësi

Barbarët serbë përdhunojnë gruan shqiptare, Berisha: Aktakuzë e rëndë ndaj mizorive që kërkojnë drejtësi

16:40, 16/05/2019

Ish-kryeministri Berisha ka publikuar një foto nga barbaritë serbe gjatë luftës në Kosovë.

Në foto janë një grup ushtarësh serbë të cilët po përdhunojnë një grua kosovare.

Ndërkohë që Berisha akuzon vetëm barbarinë serbe, por edhe heshtjen e pafalshme shqiptare ndaj genocidit dhe krimeve shtazore serbe ndaj popullatës shqiptare në Kosovë.

“Miq, kjo foto që paraqet barbarinë serbe, përdhunimin publik të grave shqiptare nga monstra të ushtrise serbe është një aktakuzë e rënde për genocidin dhe krimet kundër njerëzimit të pushtuesve mizor serbë në Kosovë, të cilat kërkojnë drejtësi dhe kurrë nuk parashkruhen.

Por kjo foto dhe qindra e mijra foto, video e dokumenta si këto akuzojne gjithashtu dhe heshtjen e pafalshme shqiptare ndaj genocidit dhe krimeve shtazore kundër njerëzimit që hordhitë e kasapit të Ballkanit kryen në popullatën shqiptare të Kosoves. Sb”, shkruan Berisha

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco