Brovina: Do të dëshmoj unë për krimet e serbëve, kjo kosovare që po dhunohet është ende gjallë!

Brovina: Do të dëshmoj unë për krimet e serbëve, kjo kosovare që po dhunohet është ende gjallë!

11:29, 16/05/2019

Flora Brovina zotëron një dëshmi që do ta paraqesë për të treguar krimet serbe në Kosovë e ku shihet një grua kosovare duke u përdhunuar nga serbët. Në po këtë foto, prapa gruas që po përdhunohet, janë familjarët e saj, raporton KTV. Brovina ka thënë se kjo grua është ende gjallë dhe është e gatshme të dëshmojë për këtë rast dhe se i njeh ata që e kanë dhunuar!

“Kemi fakte për gjenocidin. Helmimi ka qenë akt gjenocidial, gjithashtu edhe largimi nga vendet e punës; dhuna seksuale në shkollën e Qerezit, ku gratë janë dhunuar dhe vrarë në puse”, tha Brovina, duke shtuar se është gjetur një kasetë me dhunime e me rroba të gjakosura.

“Kemi shumë dëshmi që ka pasur gjenocid. Gratë e dhunuar e kanë dëshmuar edhe në Gjykatën e Hagës”, tha ajo. Brovina ka thënë se askush deri më tani nga Prokuroria Speciale nuk i ka intervistuar këto viktima të dhunës seksuale.

Flora Brovina është arrestuar në kohën e luftës nga forcat serbe. Për afro dy vjet Brovina ishte maltretuar nëpër burgjet serbe, duke u bërë atëbotë njëra ndër gratë më të njohura të burgosura në botë.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco