'20 vjet dhe nuk dihet ende fati i profesor Ukshin Hotit'

'20 vjet dhe nuk dihet ende fati i profesor Ukshin Hotit'

08:19, 16/05/2019

Nga Hashim Thaçi.

U bënë njëzet vjet dhe ende nuk është i qartë fati jetësor i profesorit Ukshin Hoti, njërit prej intelektualëve më atdhetarë të Kosovës.

Ukshin Hoti ishte njeri jokonformist, i radhitur nga zëri dhe ideali i popullit që i përkiste.

Në vitin 1981, si rrallëkush nga elita intelektuale, në mënyrë shkencore arsyetoi dhe mbrojti kërkesën për Republikën e Kosovës.

Ukshin Hoti u dënua me burg nga gjyqet jugosllave.

Shquhej për guxim intelektual, temperament autentik dhe i gatshëm për të reaguar në çdo kohë për të drejtën dhe lirinë e Kosovës.

Ishte nga intelektualët e pakët që në mënyrë programatike kërkoi bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

Ai u riburgos në periudhën më të rëndë gjatë viteve 90-të të shekullit që shkoi dhe përjetoi persekutime të mëdha burgjeve të Serbisë dhe së fundmi në Kosovë.

Fatkeqësisht ende nuk dihet se ç’ndodhi me profesorin Ukshin Hoti pas lëshimit nga burgu i Dubravës më 16 maj 1999. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco