‘Gylenistët i dorëzoi Thaçi’/ Hetimi: Urdhrin e dha presidenti

‘Gylenistët i dorëzoi Thaçi’/ Hetimi: Urdhrin e dha presidenti

16:12, 15/05/2019

Komisioni hetimor parlamentar i kuvendit të Kosovës, i ngritur për të hedhur dritë mbi dëbimin e 6 qytetarëve turq, bëri përgjegjës presidentin e vendit Hashim Thaçi për këtë episod.

Komisioni ka miratuar raportin që dëshmon sipas tij se çfarë ka ndodhur saktësisht. Ky raport do të shkojë në seancë plenare për diskutim dhe miratim, e pas kësaj, edhe në Prokurori.

Për kryetarin e komisionit, Xhelal Sveçla, është e qartë se urdhri i episodit të bujshëm, është dhënë nga presidenti i vendit.

Deputetët e komisionit vlerësojnë se prokuroria duhet të thërrasë për të marrë në pyetje kreun e shtetit dhe drejtuesit e institucioneve, AKI dhe Policisë së Kosovës, me arsyetimin se kanë qëndruar ata pas skenarit të dëbimit te dëbimit të shtetasve turq.

Selmanaj shtoi se raporti do të ishte më i plotë nëse do t’i shtoheshin edhe detaje nga dëshmia e presidentit, ndërsa këmbënguli se personat përgjegjës duhet të dalin para drejtësisë.

Komisioni i cili nisi nga puna korrikun e vitit të kaluar, për të verifikuar se çfarë ndodhi me rastin e dëbimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova, ka evidentuar 31 shkelje ligjore gjatë procesit të arrestimit dhe largimit te tyre.

Shkeljet më të mëdha, sipas drejtuesve te tij, ishin bërë nga dy agjencitë kryesore të sigurisë në Kosovë, përkatësisht Agjencia e Kosovës për Inteligjencë dhe Policia e Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

gramoz15/05/2019 17:01

Turp i madh ky per shqiptarin! Shqiptari nuk e shet kurr mikun qe ka ardh me bujt ne shtepin e vet. Ne kemi kodin e Beses qe aq shum nderohet edhe nga te huajt, por gjarpri eshte i pabese dhe Ashimi tregoi se e meriton plotesisht ate pseudonim.

Shto koment

Denonco