Haradinaj: Ia hoqëm Mogherinit, marrëveshja me Serbinë mund të nënshkruhet dhe në Uashington!

Haradinaj: Ia hoqëm Mogherinit, marrëveshja me Serbinë mund të nënshkruhet dhe në Uashington!

13:47, 14/05/2019

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sot në një konferencë për media ka folur për procesin e bisedimeve me Serbinë. Ai tha se në këtë proces më nuk do të ketë ketë biseda për ndarje të Kosovës e as për lojë me kufijtë.

“Nuk mund t'i paragjykoj kështu proceset. Procesi tani është në duar të sigurta. I është hequr nga dora Mogherinit. Tashmë një gjë të tillë e kanë në dorë kancelarja Angela Merkel, dhe presidenti i Francës, Emanuel Makron. Ka stabilitet, kjo është kryesorja”, deklaroi Haradinaj.

Ai ka thënë se nuk mund të parashikojë se si mund të ecin proceset, por që nuk e përjashton edhe mundësinë që një marrëveshje përfundimtare me Serbin të nënshkruhet në Uashington.

“Rusia është tërhequr prej Ballkanit kohë më parë. Amerika nuk ka hequr dorë nga Ballkani. Nuk mundet askush të tërheqë Amerikën nga proceset në Ballkan”, ka shtuar Haradinaj”, është shprehur ai.

Këto komente, shkruan Insajderi,  Haradinaj i ka bërë kur është pyetur nga gazetarët, se pas Samitit të Parisit, do të mbahet edhe një takim në Bruksel, dhe më pas do të përfundojë në Shtëpinë e Bardhë për nënshkrim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco