Roamingu Shqipëri-Kosovë, reduktimi i tarifave fillon nga 15 qershori 2019

Roamingu Shqipëri-Kosovë, reduktimi i tarifave fillon nga 15 qershori 2019

13:39, 14/05/2019

Autoritetetet e Komunikimeve Elektronike dhe Postare të Shqipërisë dhe të Kosovës kanë rënë dakord që të fillojnë reduktimin e tarifave të Roamingut nga data 15 qershor 2019 dhe ta përfundojnë gradualisht në korrik të vitit 2021.

Vendimi është marrë në mbledhjen e përbashkët të këtyre dy institucioneve që u mbajt më 11 maj 2019 në Tiranë.

Në deklaratën zyrtare të AKEP-it Shqipëri thuhet se “në kuadër të zbatimit të Marrëveshjes për heqjen e çmimeve të shërbimeve roaming për rrjetet publike të komunikimeve të lëvizshme ndërmjet Kosovës dhe  Shqipërisë, nënshkruar në Pejë më datë 26.11.2018, u organizua mbledhja e përbashkët e AKEP-Shqipëri dhe  ARKEP-Kosovë lidhur me procesin e reduktimit të tarifave të shërbimit roaming për qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës.

Të dy palët u dakordësuan që proçesi i reduktimit të tarifave të fillojë nga data 15 Qershor 2019 fillimisht nëpërmjet aplikimit të modelit “RLAH+”, reduktim i cili do të sjellë efekte pozitive të menjëhershme tek qytetarët e të dy vendeve, dhe në vijim heqjen e plotë të tarifave roaming për qytetarët e dy vendeve, duke filluar nga 1 korriku 2021 në linjë dhe me Marrëveshjen Rajonale të roamingut kur këto tarifa pritet të hiqen edhe me 4 vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Gjatë mbledhjes u diskutua për përfitimet që do të kenë qytetarët e të dy vendeve në lidhje me reduktimin dhe heqjen e tarifave të shërbimet roaming, reduktim i cili do të aplikohet sipas principeve të modelit të aplikuar më parë nga vendet e Bashkimit Evropian “Roam Like At Home (RLAH)”.

Gjithashtu, anëtarët e AKEP dhe ARKEP shprehën angazhimin e tyre maksimal për vazhdimin e proçesit të reduktimit të tarifave roaming sipas modelit RLAH edhe me vendet e tjera të rajonit në përputhje me marrëveshjen rajonale të nënshkruar nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor me datë 4 Prill 2019 në Beograd.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco