Diskutohet për takimin në Paris më 1 korrik

Diskutohet për takimin në Paris më 1 korrik

13:36, 13/05/2019

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, ka pritur ambasadorin  e Francës, me të cilin kanë biseduar për shumë çështje.

"Në takimin e rregullt me ambasadorin francez në Kosovë, Didier Chabert, diskutuam aspekte të ndryshme të marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve, gjendjen aktuale politike e ekonomike të Kosovës, avancimin e agjendës së reformave europiane, si dhe për takimin në Paris më 1 korrik", tha Haradinaj

Kryeministri shtoi se pas takimit të nivelit të lartë të liderëve të Ballkanit Perëndimor në Berlin, jemi të bindur për mbështetjen e shtetit francez për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment