Haradinaj nderon ushtarakët shqiptarë të vrarë në Letoni: Kosova, përjetësisht mirënjohëse!

Haradinaj nderon ushtarakët shqiptarë të vrarë në Letoni: Kosova, përjetësisht mirënjohëse!

10:55, 13/05/2019

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka nderuar sot kujtimin e Majorit Klodian Tanushi, ushtarakut shqiptar që humbi jetën i vrarë nga mina në Letoni, bashkë me nëntetaren Zarife Hasanaj.

Haradinaj njoftoi se “mëngjesin e sotëm jam nënshkruar në Librin e Zisë, në Ambasadën e Shqipërisë, duke i shprehur ngushëllimet më të sinqerta popullit shqiptar për humbjen e jetës së dy oficerëve shqiptarë në misionin në Riga të Letonisë.

Oficerët e ushtrisë shqiptare, nëntetarja Zarife Hasanaj dhe major Klodian Tanushi, nderuan flamurin dhe atdheun. Kosova përjetësisht mirënjohëse!”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment