Në rrugën ‘Qamile Jaka’ në Prishtinë, mbrëmë ka filluar shembja e dheut. Dyshohet se kjo ka ndodhur për shkak të shpërthimit të një gypi të ujësjellësit. Sipas drejtorit të Inspeksionit, Adonis Tahiri, shkaktar mund të jetë shpërthimi i një gypi të ujësjellësit. "Sipas zyrtarëve të emergjencave shkaktar mund të jetë shpërthimi i një gypi të ujësjellësit e në këtë rast kompania ka leje ndërtimi, pilotat janë të vendosur", tha ai për Koha.net.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar Policia dhe Departamenti i Emergjencave. Përballë vendit ku ka ndodhur shembja e dheut e ku kryhen punime, ka objekte në të cilat banojnë qytetarët. Për shkak të shembjes së dheut është ndërprerë mësimi në shkollën fillore "Naim Frashëri" dhe nxënësit janë larguar.
© SYRI.net