Rugova asnjëherë nuk propozoi korrigjim të kufijve me Serbinë

Rugova asnjëherë nuk propozoi korrigjim të kufijve me Serbinë

09:10, 12/05/2019

Presidentit aktual Hashim Thaçi është duke u munduar që përmes deklaratave për korrigjim të kufijve t’i vë në hamendësim, por edhe t’i amortizojë, kundërshtimet që vijnë nga LDK-ja dhe përkrahësit e shumtë të Rugovës.

Kështu shprehen njohës të çështjeve politike në Kosovë.

Analisti, Faton Abdullahun,  deklaron se asnjëherë ish-presidenti Rugova nuk ka propozuar që Kosova të bëjë një korrigjim të kufijve me Serbinë.

“Asnjëherë askush nuk ka pas propozim të ngjashëm e lë më të njëjtë me këtë që sot ka Presidenti aktual për korrigjimin e kufirit me Serbinë. Ai është unik krejt i veçantë i cili ende qëllimisht nga ai lihet me dykuptimësi dhe me shumë paqartësi. Duke ia m’veshur presidentit historik Rugova se ai paska pasur propozim të njëjtë, Thaçi përpiqet që t’i vë në hamendeshim, por edhe t’i amortizojë kundërshtimet që vijnë nga LDK dhe përkrahësit e shumtë të Rugovës”.

Madje sipas Abdullahut, këtë ide të  presidentit Thaçi, janë duke e kuptuar më së miri vetëm Presidenti serbë dhe Kryeministri i Shqipërisë.

“Deri më tani këtë propozim të Thaçit më së miri e kanë kuptuar presidenti serb Vuçiq dhe kryeministri Rama, por jo edhe qytetarët e Kosovës. Në anën tjetër vetë kjo përpjekje jo e paqëllimshme e Thaçit dëshmon se ai ende nuk ka hequr dorë nga propozimi i tij, por mundohet ta arsyetojë dhe ta vazhdojë atë edhe më”, shprehet Abdullahu.

E krahasimi për ide mes Rugovës e Thaçit,  është një naivitet politik sipas analistit Fatmir Sheholli.

“Presidenti Thaçi ka thënë që presidenti historik i Kosovës Ibrahim Rugova ka qene për shkëmbim të territoreve, kurse sipas Thaçit ideja e korrigjimit të kufijve  është ide e tij origjinale (Thaçit). Të japim opinion tash se çfarë ka prezantuar dikur Rugova, e tash të përfliten ato prezantime eventuale është naivitet politik, sepse atëbotë Kosova ishte pjesë e federatës jugosllave dhe rrethanat ishin krejtësisht tjera, kurse sot Kosova është shtet i pavarur”, thotë Sheholli për arbresh.info.

Por një qëndrim ndryshe e ka Artan Murati nga KDI.

Në një prononcim për arbresh.info, Murati deklaron se presidenti Thaçi është inkonsistent ndaj deklaratave të tij.

“ Presidenti Thaçi është  inkonsisten më qëndrime të veta rreth korrigjimit të kufirit. Ai fillimisht i ka testuar këto ide para publikut dhe tash po mundohet të kamufloj në një mënyrë ose tjetër varësisht prej rrethanave politike ose prej çështjeve që veç ai i di”.

Murati thekson se ideja për korrigjim nuk ka qenë e Rugovës por është një ide të cilën e ka thënë vetëm Thaçit.

“Me sa e di Ibrahim Rugova asnjëherë se ka përmend çështjen e korrigjimit apo shkëmbimin e territoreve kjo është ide e presidentit Thaçi dhe vetëm  ai e di çka do me ba me këta. Nuk ka shqiptarë që se don Luginën edhe Preshevën, por do të ketë edhe modalitete të tjera. Është e pa besueshme se do të na bashkohet Lugina pa dhënë  ndonjë gjë ne. Nuk guxon asnjë lider politik më veprua pa një referendum politik”, vlerëson Murati.

Ndryshe, presidenti Hashim Thaçi, përsëriti qëndrimin se korrigjimi nuk është shkëmbim i territoreve, pastaj thotë se këtë ide e kanë pasur edhe presidenti Ibrahim Rugova e zyrtarë të tjerë të LDK’së./Arbresh.info

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment