Thaçi me fjalë i heq kufijtë me Shqipërinë, me vepra i ngul më fort

Thaçi me fjalë i heq kufijtë me Shqipërinë, me vepra i ngul më fort

13:02, 11/05/2019

Jo më larg se katër muaj më parë, presidenti kosovar Hashim Thaçi ka vënë firmën mbi një dekret, nëpërmjet të cilit ka ratifikuar marrëveshjen për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë. Ndërkaq, janë pezulluar të gjitha veprimet që parashikonin një marrëveshje për heqjen e pikëkalimeve, shkruan sot “Koha Ditore”.

Por, të premten  Thaçi ka deklaruar diçka krejt tjetër nga veprimi që ka ndërmarrë për rrënjosjen e barrierave në kufi.

“Sapo kalova pikën kufitare në Morinë, e cila ndanë padrejtësisht Kosovën dhe Shqipërinë. Kufi ky i vendosur jashtë vullnetit të Kosovës dhe Shqipërisë. Këto gërmadha kufitare duhet të hiqen njëherë dhe përgjithmonë. Kosova dhe Shqipëria duhet të kenë liri të lëvizjes dhe mallrave sipas standardeve evropiane. Institucionet e Kosovës dhe Shqipërisë duhet të guxojnë t’i marrin këto vendime dhe atë pa humbur kohë," ka deklaruar presidenti Thaçi në Fb pas kthimit nga Samiti i Brdo-Brijunit, i cili është mbajtur në Tiranë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco