Vuçiç: Hashimi varet nga ne! Nuk na ka kërkuar kurrë që Serbia të njohë Kosovën...

Vuçiç: Hashimi varet nga ne! Nuk na ka kërkuar kurrë që Serbia të njohë Kosovën...

19:00, 10/05/2019

Radio serbe B92, duke përcjellë një lajm nga Tanjug, sjell deklaratën bombë të Presidentit të Serbisë drejtuar Hashim Thaçit, ku presidenti serb nxjerr zbuluar jomologun e tij nga Kosova

Ja çfarë citon Tanjug t’i ketë thënë Vuçiç Hashim Thaçit:

“Ti Hashim varesh nga ne. Jam duke t’u lutur të flasësh, për të mos thënë atë që ti do apo atë që ti nuk do!”

Sipas të përditëshmes së Beogradit Blic, presidenti serb ka nënvizuar se “Vuçiç nuk ka folur kurrë për ndonjë model për Kosovën, por për arritjen e një marrëveshje”, duke komentuar kështu rreth tri komunave nga pjesa jugore e Serbisë qendrore, të quajtura Medvegjë, Preshevë dhe Bujanovc – (që sipas Thaçit – sqarim i voal.ch), do të aneksohen nga e ashtuquajtura Kosovë.”

“Mjaft e kam dëgjuar Hashimin se çfarë do dhe nuk do. Ti Hashim varesh nga ne. Gjërat nuk do të shkojnë në atë mënyrë. A do më lejoni mua t’ju them se çfarë nuk dua?”, citohet të ketë thënë Vuçiç.

Vuçiç përsëriti se ai nuk ka folur kurrë për zgjidhje por për arritjen e një marrëveshje: “Nëse ndodh shumë mirë, nëse jo, ne do ta vazhdojmë jetën.”

Vuçiç e këshilloi gjithashtu Hashim Thaçin të mos e përmendë Republika Sërbska (RS) – etnitetin serb në Bosnje-Hercegovinë.

“Unë e di, tha Vuçiç, se ti (Hashim – sqarim i voal.ch) e thua sepse Amerikanët nuk e duan RS. Unë të them ty se nuk do të lejoj një RS brenda Serbisë, dhe kjo është Kosova”, tha Vuçiç.

Vuçiç shtoi se ai ka përshkuar shumë zgjidhje të vështira dhe Prishtina të mos e harrojë këtë!

Vuçiç gjithashtu i përgënjshtroi njoftimet e Thaçit, se, sipas tij, “Hashim Thaçi i ka kërkuar Serbisë në të gjitha takimet që ata kanë patur që të njohë Kosovën së bashku me tri komunat e jugut të Serbisë.” “Më lejoni t’jua them tani, mos e çoni nëpër mend”, u tha Vuçiç gazetarëve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

DajJaku11/05/2019 07:42

Milloshevuçiq kujton se bleu dy zullapët e Shqiptarëve dhe hupi Kosova. Harroje o serbomadh Kosovën! Kurrë nuk ka qenë e kurrë nuk do bëhet Kosova Sërbi. Ne shqiptarët kemi koeficientin më të madh të durimit, por sa më shumë durojmë aq më tmerrësisht shpërthejmë, nuk ka zullap që reziston, për me tepër kur janë gjarpërinj, buzviç e zemër lepur. I duket vetja gjigandë e të fuqishëm, por në fakt janë krimba vemje të pështirë të ngjashëm me shiritin e derrit. Do t'ja presim kokat që të mos rriten më në ketë botë.

Shto koment