Copëtimi i Kosovës/ Hashim Thaçi mbron Ramën në debatin me Haradinaj

Copëtimi i Kosovës/ Hashim Thaçi mbron Ramën në debatin me Haradinaj

21:43, 09/05/2019

Pas Samitit të Berlinit, kryeministrat e Shqipërisë dhe Kosovës, Edi Rama dhe Ramush Haradinaj janë përfshirë në debate të hapura, ku shefi i qeverisë së Tiranës nuk ka kursyer as ofendimet personale. 

Në një deklaratë për mediat Haradinaj ditë më parë tha se ka dyshime se Aleksandër Vuçiç, Hashim Thaçi dhe Edi Rama me ndërmjetësimin e Federica Mogherinit kanë diskutuar planin për ndarjen e Kosovës.

Por, i ftuar në Opinion, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka mbajtur krahun e kryeministrit Rama duke mos kursyer edhe lajkat ndaj tij.

“Roli i Ramës ka qenë shumë konstruktiv, shumë bashkëpunues, pa marrë anë dhe pa interferuar. Shkoi në Beograd dhe foli si asnjëherë një lider shqiptar, që i tha në sy Vuçiçit që të njohë Kosovën. Ai nuk ka marrë pjesë në takime mes nesh dhe Serbisë, thjesht ka mbështetur pozicionin e Kosovës. Sa i përket takimit të Ramës në Serbi, unë nuk kam qenë aty, por besoj në atë që ka thënë në konferencën për shtyp që ka mbrojtur Kosovën”, është shprehur Thaçi në ‘Opinion’

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco