Ish-deputeti socialist i drejtohet Haradinajt dhe Branbiç: Mos ia vini re Ramës, atë e ka parë Zoti

Ish-deputeti socialist i drejtohet Haradinajt dhe Branbiç: Mos ia vini re Ramës, atë e ka parë Zoti

18:17, 09/05/2019

Dështimi i kryeministrit Edi Rama dhe i planit për copëtimin e Kosovës në Samitin e Berlinit shkaktoi një valë deklaratash dhe përplasjesh mes kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe atij të Kosovës Ramush Haradinaj.

Ky i fundit e akuzoi Ramën për shantazhe dhe presione gjatë samitit me qëllim heqjen e taksës ndaj produkteve serbe në Kosovë, akuzë kjo e mohuar nga kreu i qeverisë në Tiranë, i cili nuk kurseu as ofendimet ndaj homologut të tij në Prishtinë.

Por debatit do ti bashkohej edhe kryeministrja serbe Ana Branbiç, e cila pas kthimit nga Berlini, deklaroi për agjensinë serbe të lajmeve “Beta“ se, është e zhgënjyer nga Kryeministri shqiptar Edi Rama, duke shpjeguar se ai (Rama), ndryshe flet në rastet e takimeve kokë më kokë, ndërsa ndryshe “për publikun e tij“.

“Unë nuk e shoh politikën ndryshe nga raportet njerzore“ tha Branabiçi dhe shtoi se gjithmonë do të bisedojë me Ramën, duke “rekomanduar“ se në politikë nevojitet “pak më shumë sinqeritet“, do të shprehej Branbiç

Lidhur me këtë ka reaguar edhe ish-deputeti socialist Andis Harasani, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale shprehet se, kryeministri Edi Rama është prej atyre njerëzve që ndryshe flet në mëngjes e ndryshe flet në darkë.

Sipas tij, ajo çfarë Rama thotë në ekran nuk është e njëjta me ato që flet në takime të ndryshme, shkruan Syri.net.

Ja çfarë shkruan Harasani:

"I dashur Kryeministri Haradinaj,
E dashur Kryeministre Branbic,

Mos u habisni. Ju nuk e njihni sa duhet. Ju ben pershtypje qe ndryshe flet me ju e ndryshe ne ekran?

Rrini te qete miq. Ai ndryshe flet kur te takon ne mengjes dhe ndryshe ne darke. Dhe ne dreke kur ulet me njerez qe ti e ke njohur u flet akome me ndryshe per ty.

Shikoni punet e juaja miq, pa ate e ka pare zoti!"

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco