Sulmoi Haradinajn, kryetari i Gjakovës i kundërpërgjigjet Ramës: Nuk je fare mbret, je krejt cullak

Sulmoi Haradinajn, kryetari i Gjakovës i kundërpërgjigjet Ramës: Nuk je fare mbret, je krejt cullak

21:59, 08/05/2019

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini i është kundërpërgjigjur kryeministrit shqiptar Edi Rama, i cili sot i ka quajtur gënjeshtra të mëdha deklaratat e Haradinajt.

Haradinaj ditë më parë kishte akuzuar Ramën, Thaçin e presidentin serb Aleksandar Vuçiq për një marrëveshje për ndarjen e Kosovës.

E sipas Gjinit kryeministri shqiptar jo vetëm që ka hyrë në valle, por ka lobuar publikisht për këtë skenar.

“Edi Rama jo vetëm që ka hyrë në valle të ndarjes së Kosovës por edhe krejt publikisht ka lobuar për një skenar të tillë që nga vera e vitit të kaluar. Tani, kur ky ‘projekt’ antishqiptar është pothuajse i vdekur, Rama po provon t’i bëjë dy punë krejt palidhje; provon që në të njëjtën kohë ta shpëtojë projektin pothuajse të vdekur, si dhe të shfajësohet për nisjen e tij. Po në të njëjtën kohë, skuqet sysh kur dikush ia thotë të vërtetën. Mbreti është cullak”, ka shkruar Gjini në një postim në Facebook, transmeton Koha.net.

Gjini thotë se Rama është lajthitur kur ka menduar se e ka blerë mbështetjen e shqiptarëve me një fjali në Beograd “(dhe atë në marrëveshje me mikun e tij Aleksandar)”.

“Rama, je vetëm një politikan skajshëm oportunist. Nuk je fare mbret, je krejt cullak. Dhe kur flet për ndarje të Kosovës, po gënjen sa je i madh ti vet. Dhe je goxha i madh, nja njëqind kile mish. Edhe nëse bota kthehet mbrapsht, Ramush Haradinaj do të mbetet hero, edhe i luftës edhe i pasluftës. Ndërsa ti, një dikush që ka dashur të bëhet mbret por ka mbetur cullak. Tani gjeje vet se kush janë gomarët, gënjeshtarët e psikopatët”, ka shkruar ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco