Parashikimi i motit për sot Culaj, Shkondër, maj 2019

Parashikimi i motit për sot

07:34, 08/05/2019

Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius

Mëngjesi i së mërkurës parashihet të jetë ndjeshëm i ftohtë, pasi që merkuri në termometër do të shënojë vlera rreth zeros. Kjo si pasojë e prezencës së masave të ajrit me origjinë nga veriu.

Mirëpo, gjatë ditës do të ketë masa aktive të ajrit nga drejtimi i juglindjes dhe do të ndikojnë dukshëm në rritjen e temperaturave maksimale.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius. “Në viset malore temperaturat minimale parashihen të zbresin deri -1 gradë Celsius.

Kjo situatë termike nuk do të ndikojë negativisht në fushën e pemëtarisë, pasi që këto vlera të temperaturave të ulëta do të mbesin në intervale të shkurta kohore.

Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i juglindjes, e lehtë deri mesatare.”, bëhet e ditur në njoftimin e IHK-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco