Berisha përkrah Haradinajt: Taksa kundër Thaçit e Ramës. Morën flamurin e Serbisë së Madhe

Berisha përkrah Haradinajt: Taksa kundër Thaçit e Ramës. Morën flamurin e Serbisë së Madhe

22:54, 06/05/2019

Ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë intervistës në “360 Gradë”, është shprehur se taksa e vendosur nga kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj u vu kundër presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit Edi Rama, sepse ata morën flamurin e Serbisë së Madhe.

Sipas Berishës, taksa në fakt është kundër argatit të Beogradit, Miladinit shqipfolës dhe Edi Ramës

Pjesë nga biseda në studio: 

Berisha: Është gjesti i një faqeziu të turpshëm. Nëse dy më të fuqishmit e Europës janë aty në mënyrën më serioze për një gjë shumë serioze asnjë të drejtë mbi tokë nuk ke ti bashkohes asaj bisede pa të kërkuar ata, pa të ftuar ata na ndihmo, ose shpreh mendimin.

Zheji: Caka tha se Rama ishte ftuar aty si referent.

Berisha: Po çfarë referent. Sugar Cakaj e ka me borxh që ta paraqesë Ramën në cdo pozicion që të duash ti. Po atij nuk mund ti besohet asgjë. Sugari, sugar.

Zheji: Ai tha se Rama doli shumë mirë nga Berlini.

Berisha: 1. Gjëja më e papranueshme është të shkosh dhe të bëhesh pjesë e bisedës pa të ftuar ata.

2. Ti nuk mund ti kundërvishesh një njeriu që po përballet me dy udhëheqësisht kryesorë të Europës për një cështje që e di mirë që është kundër argatit dhe Zoografit. Ajo taksë Haradinaj në mënyrë absolute nuk e ka kundër asnjë shteti demokratik Europian apo të shteteve të Bashkuara. E ka kundër argatit të Beogradit, Miladinit shqipfolës dhe Edi Ramës, të cilët morën flamurin e Serbisë së Madhe.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco