'Më keni prerë kokën'/ Plani për copëtimin e Kosovës, Vuçiç nxjerr zbuluar Ramën dhe Thaçin

'Më keni prerë kokën'/ Plani për copëtimin e Kosovës, Vuçiç nxjerr zbuluar Ramën dhe Thaçin

22:44, 05/05/2019

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se plani i tij për zgjidhjen e çështjes së Kosovës ka dështuar dhe se fqinji jugor do të fitojë pavarësinë dhe sovranitetin e tij në tërë territorin. Në një intervistë për televizionin serb “Pink”, Vuçiç ka akuzuar për hipokrizi ata që e sulmuan për planin e tij dhe që tani thonë se nuk e dinin cili ishte përmbajtja e tij.

Por, bashkë me marrjen e autorësisë të këtij projekti ogurëzi për shqiptarët, presidenti Serb po ndriçon edhe debatin që zhvillohet, prej gati një viti, sa në Prishtinë dhe në Tiranë. Kundërshtarët e coptimit të Kosovës që e kanë sulmuar këtë projekt gjithnjë e kanë paraqitur atë si një nismë serbe të miratuar nga tradhëtarët shqiptarë, Hashim Thaçi dhe Edi Rama.

Ndërsa mbështetësit e këtyre të fundit janë munduar të justifikohen se kjo ishte rruga e vetme që i interesonte shqiptarëve dhe siguronte njohjen e Kosovës dhe pranimin e saj në OKB.

Por me intervistën e fundit të dhënë në PINK TV, Vuçiç ka treguar se cili ka pasur të drejtë në këtë përplasje.

“Tani ju pyes juve, cila është zgjidhja përveç faktit që Kosova në të ardhmen, jo me vullnetin tim sepse unë nuk do ta pranoj, do të fitojë pavarësinë dhe sovranitetin në tërë territorin e saj?”, ka thënë Vuçiç.

Më tej, ai u ka drejtuar një pyetje rivalëve të tij politikë: “Përse keni protestuar dhe si është e mundur që nuk keni qenë në gjendje të shihni realitetin dhe keni penguar që Serbia të fitojë diçka për popullin dhe vendin?”, është shprehur Vuçiç.

Presidenti serb ka theksuar se për Kosovën u organizua një dialog i brendshëm, proces gjatë të cilit shumë pjesëmarrës propozuan ndarjen dhe bënë propozime të tjera, me përjashtim të opozitës, që sipas tij nuk tha asgjë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment