Kryeimami i Pejës: Në Kosovë nuk ka radikalizëm islam, riatdhesimi i të ikurve qe vepër humane

Kryeimami i Pejës: Në Kosovë nuk ka radikalizëm islam, riatdhesimi i të ikurve qe vepër humane

08:15, 05/05/2019

Kryeimami i Bashkësisë Islame të Pejës, Enes Goga ka thënë se që nga fillimi i luftës në Siri, hoxhallarët në Kosovë kanë qenë kundër shkuarjes së të rinjve në atë luftë.

Ai në emisionin “Personale” ka thënë se riatdhesimi i disa të rinjve dhe të rejave në Kosovë nga zonat e luftës ka qenë një veprim shumë i mirë në aspektin human.

“Është mirë që ata njerëz u janë kthyer familjeve të tyre dhe janë larguar nga vatrat e rrezikut”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Kryeimami i Pejës ka thënë se Bashkësia Islame tashmë ka angazhuar disa hoxhallarë shumë të respektuar në deradikalizimin e të rinjve që kanë qenë të përfshirë në luftëra të huaja e që janë në burgje.

Goga ka shtuar tutje se radikalizmi nuk është ndonjë vepër penale, dhe sipas tij sot në Evropë ka shumë subjekte politike radikale.

“Por, në Kosovë unë nuk kam parë ndonjë shenjë se ka ndonjë radikalizëm islam”, tha ndër të tjera Enes Goga.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment