Thaçi për takimin e Berlinit: Fjalë boshe!

Thaçi për takimin e Berlinit: Fjalë boshe!

08:28, 02/05/2019

Mediat serbe kanë shkruar sot për qëndrimin e Presidentit të  Kosovës, Hashim Thaçit, lidhur me takimin e liderëve të Ballkanit në Berlin.  Sipas B92, “Presidenti i institucioneve të përkohshme të Prishtinës, Hashim Thaçi, thotë se mosmarrëveshjet midis vendeve perëndimore janë duke e vështirësuar zgjidhjen e konfliktit Beograd – Prishtinë. Sipas tij, kjo krijon “rrezikun që konflikti i dhunshëm etnik të rikthehet në Ballkan”.

Në një intervistë për Financial Times, dhënë në Berlin këtë javë, Thaçi gjithashtu vlerësoi se BE është “shumë e dobët, e ndarë dhe e shqetësuar për avancimin e populistëve në zgjedhjet e BE që po afrohen”, për të ndërmarrë një qasje strategjike ndaj problemit Beograd-Prishtinë.

Ai tha gjithashtu se “një diplomaci e koordinuar me shkathtësi midis BE dhe SHBA si në rastin e mosmarrëveshjes Athinë – Shkup, mungoi në rastin e konfliktit Beograd – Prishtinë.

Pa përfshirjen dhe rolin udhëheqës të SHBA, unë jam skeptik se dikush nga BE do të mund të bëjë më shumë. Roli i SHBA është deçiziv për zgjidhjen,” tha ai.

Thaçi gjithashtu nënvizoi se “njohja e ndërsjelltë” ishte qëllimi i Prishtinës, për t’i hapur rrugën drejt bE-së të dyja vendeve.

Dhe ndërsa Thaçi vlerësoi përpjekjet e Merkel, Macron dhe Mogherini, ai tha rreth takimit të Berlinit se “Jo vetëm unë, por të gjithë ne nga rajoni u zhgënjyem. Nuk kishte asgjë konkrete, të gjitha fjalë boshe.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco