Këto janë tri porositë e Samitit me tension të lartë për Kosovën

Këto janë tri porositë e Samitit me tension të lartë për Kosovën

08:37, 01/05/2019

Portali serb “Blic” shkruan se në Samitin e Berlinit kishte tri porosi me të cilat me tension të madh ishte diskutuar për Kosovën.
Samiti i Berlinit mblodhi liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor nën udhëheqjen e kancelares gjermane, Angela Merkel dhe presidentit francez, Emmanuel Macron.

Me disa tone tensionuese dhe përplasje verbale për shkak të taksës ndaj mallrave serbe, por duke prekur edhe temën e korrigjimit të kufijve, takimi pesëorësh kishte për synim kryesor Kosovën.

Mirëpo, ai nuk ishe një “Ditë D” për të ardhmen edhe pse pjesëmarrësit kanë vendosur themele mbi të cilat mund të planifikohet e ardhmja.

Portali serb “Blic” shkruan se në Samitin e Berlinit kishte tri porosi me të cilat me tension të madh ishte diskutuar për Kosovën.

Gjermania, si anëtarja më e fuqishme evropiane, së bashku me Macronin u kanë dhënë porosi të rëndësishme liderëve të shteteve të Ballkanit Perëndimor për të ardhmen e rajonit.

1. Gjermania nuk do të lejojë që Kosova t’i “rrëshqasë nga duart”
2. Zgjidhja për Kosovën duhet të arrihet, dhe shpejtë
3. Për zgjerim dhe anëtarësim në BE duhet të punohet edhe shumë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco