Ilaza Kodra në 20-vjetorin e rënies - Nga Jakup Krasniqi

Ilaza Kodra në 20-vjetorin e rënies - Nga Jakup Krasniqi

08:39, 01/05/2019

Në njëzetvjetorin e rënies heroike të Komandant Ilaz Kodrës, më 30 prill 2019  u përurua shtatorja e tij në Sheshin Fehmi e Xhevë Lladrofci në Drenas.

Ilaz Kodra mbahet në mend për thjeshtësinë e bujarin e tij, për çiltërsinë e vendosmërinë në çdo nismë e aktivitet politik e ushtarak të treguar në

Formacionin ushtarak të Adem Jasharit e më pas në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Nuk ka asnjë dyshim, vepra e tij më e njohur e vjeshtës së vitit 1999 ishte rirreshtimi i Brigadës 114 “Fehmi Lladrovci”, kur shumë kush e kishte shpallur të zhbërë UCK-në e Adem Legjendarit Ilaz Kodra u tregoi të gjithë kundërshtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, se ajo nuk mund të zhbëhej, se ajo ishte bërë për të Çliruar Kosovën dhe popullin shqiptar nga robëria e egër serbe.

Ushtria e Komandantit Legjendar, Adem Jashari, por ajo po rishfaqej më madhështore se kurdoherë tjetër! Dhe shih për ketë, merita i takon, kujt tjetër veç Ilaz Kodrës, bashkëluftëtarit të orëve të para të Adem Legjendarit! Pas ofensivës së verës 1998, Millosheviqi dhe regjimi i tij kriminel kishin deklaruar se kishin shkatërruar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. E vërteta ishte, se makineria ushtarake e policore serbe, kishte bërë dëme të shumta e të pariparueshme në Kosovë, por Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte forcuar e zgjeruar në çdo pjesë të saj.

Kjo shtatore që vije në njëzetvjetorin e çlirimit është një vlerësim për jetën e veprën e Heroin e Kombit Ilaz Kodra. Lavdi Heroit Ilaz Kodra

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco