Serbët të tërbuar nga humbja, nisin fushatë kundër Haradinajt, mbrojnë Thaçin

Serbët të tërbuar nga humbja, nisin fushatë kundër Haradinajt, mbrojnë Thaçin

23:22, 30/04/2019

Takimi i kiderëve të Ballkanit Perëndimor, i mbajtur dje në Berlin, me ftesë të kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emmanuel Macron, shënuan një varg situatash të tensionuara, që ishin gati të përshkallëzoheshin në konflikt të hapur, shkruan gazeta serbe “Blic”, duke cituar burimet e saj.

E përditshmja e Beogradit shkruan se, protagonist i të gjitha konflikteve të sipërpërmendura ishte kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili, sipas gazetës, fillimisht është përplasur me Macronin, e më pas, në disa raste, me presidentin kosovar, Hashim Thaçi.

Sipas “Blic”, presidenti i Francës personalisht ka këmbëngulur dhe është munduar t’i bëjë trysni Haradinajt që Prishtina ta heqë taksën prej 100 për qind ndaj produkteve nga Serbia dhe nga Bosnja e Hercegovina, e cila vazhdon të jetë në fuqi pikërisht për shkak të, siç thotë gazeta serbe, kokëfortësisë së Haradinajt. “Blic” pretendon të ketë mësuar se oferta që i është bërë atij ka qenë liberalizimi i vizave, në shkëmbim të një moratoriumi gjashtëmuajsh për taksën.

Megjithatë, Haradinaj ka refuzuar ofertën e pretenduar, sipas të përditshmes beogradase. Macron, sipas burimeve diplomatike të “Blic”-it, është treguar i rreptë pas asaj që gazeta serbe e ka quajtur sjellje arrogante të udhëheqësit nga Prishtina.

“Blic” shkruan se presidenti i Francës i ka thënë kryeministrit kosovar se ai nuk është në pozitë të kërkojë asgjë, dhe se më pas praktikisht ka kërcënuar se Prishtina nuk do të fitojë asgjë, dhe as liberalizimin e vizave në rrethana të tilla. “Nuk ua japim”, i ka thënë Macron troç Haradinajt, sipas burimeve të gazetës serbe.

As Merkel nuk ka pasur mirëkuptim për atë që “Blic” e ka quajtur sjellje brutale të udhëheqësit kosovar, ndonëse qëndrimi i tij kundër prekjes së kufijve është në përputhje me atë të Gjermanisë. Megjithatë, sipas burimeve të gazetës, Merkel vazhdimisht është munduar ta bindë atë që ta ndryshojë pozicionin e tij, dhe se ka pasur shumë durim, por se Haradinaj ka mbajtur qëndrimin e tij fillestar.

Konfliktet, siç i quan “Blic”, me të njëjtin protagonist, nuk kanë përfunduar aty. Një qëndrim të kundërt me Haradinajn në Berlin ka shfaqur edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe dy krerët e shtetit kanë qenë para një konflikti të hapur gjatë tërë kohës. Nuk është sekret, thotë gazeta beogradase, që Thaçi nuk e mbron taksën në mënyrë aq agresive sa Haradinaj, ndërsa ai ka shprehur gatishmërinë ta shfuqizojë atë. Thaçi, megjithatë, në anën tjetër ka folur haptas për të ashtuquajturin korrigjim të kufijve, por edhe për nevojën për rol udhëheqës të Amerikës në negociatat Kosovë-Serbi.

Një konflikt i hapur mes dy udhëheqësve kosovarë ka ndodhur gjatë pozimit për një fotografi të përbashkët të të gjithë pjesëmarrësve në Samitin për Ballkanin, në Berlin. Haradinaj e Thaçi, sipas “Blic”-it, nuk kanë dashur të qëndrojnë pranë njëri-tjetrit në fotografi. /Express/

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ardi01/05/2019 09:17

Thaqi edhe Rama jane klysha buqash

Shto koment

Denonco