Haradinaj: Taksa s'hiqet as në Berlin; Mogherinin e nxorri nga loja Merkel e Macron

Haradinaj: Taksa s'hiqet as në Berlin; Mogherinin e nxorri nga loja Merkel e Macron

22:40, 24/04/2019

Kryeministri Ramush Haradinaj, i ftuar në emisionin Pressing, ka folur mes të tjerash edhe rreth Samitit në Berlin, ku do të pritet nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe nga presidenti francez Emmanuel Macron. Por kryeministri i Kosovës duket i vendosur. Ai është shprehur se,  as atje nuk hiqet taksa, ndërsa thotë nuk kursen sulmet ndaj Federica Mogherinit duke deklaruar se e kanë nxjerrë nga loja Merkel dhe Macron.

 “5 deri në 7 është pjesa formale, ndërsa është një pjesë tjetër që quhet vazhdim, e që temë është Kosova. Aty nuk janë vetëm palët nga Kosova, por edhe nga regjioni. Gjatë gjithë kohës do të jenë edhe Merkel edhe Macron”, është shprehur Kryeminitri.

Ndonëse Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se nuk është aq i rëndësishëm takimi në Berlin, Haradinaj ka pritje të tjera.

“Nuk është pak kjo, janë nikoqir Merkel e Macron dhe mbahet në Berlin”, është shprehur Kryeministri.

Më tej ai foli për rolin e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherinit, me të cilin Haradinaj ka pasur përplasje e mosmarrëveshje.

“Mogherini i ka bërë shumë dëme BE’së dhe Ballkanit. Gati na ka kthy në të kaluarën. Në vend që të ketë fokusin te tema e njohjes së Kosovës, ajo e ktheu te tema e territoreve. Nuk besoj që duhet të presim zgjidhje nga z. Mogherini” , është shprehur ai.

Fakti që nuk është në nikorqirllëkun e Mogherinit është një kthesë. Fakti që ajo është e ftuar si mysafire në Berlin, ia kanë tregu vendin”.

Kryeministri nuk pret që në Berlin të negociohet, pasi sipas tij, Kosova ka të mandatuar një tjetër ekip negociator.

“Nuk jemi aty për negocim, por ndoshta produkti më i mirë nga ky samit do të ishte rikthimi i palëve në tavolinën e bisedimeve”, është shprehur Kryeministri.

Krejt në fund, tregon se as para Merkelit dhe Marcronit nuk ndryshon qëndrimi i tij për taksën ndaj produkteve serbe e boshnjake.

“Nuk hiqet taksa as në këtë samit as në ndonjë samit tjetër”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco